Patate të reja në furrë
Patatet e reja në furrë jan kontorno ideale për mishin e sidomos brinjëve dhe biftekëve. Ka disa mënyra për ti përgatitur ato. Kjo është njëra prej tyre siç i përgatis unë më shpesh.
rreth 500 gr. patate të reja
disa deg rozmarin
2-3 lugë djathë parmixhano i grirë
pak vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
2 lugë të vogla paprika
Patate e reja lajini mirë sepse do i përdorim me gjithë lëkurën dhe jepuni një valë për nja 15 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen paksa. Pastaj vendosini në një enë ku do të shtoni pak kripë, piper të zi, paprika, djathin parmixhano, rozmarinë dhe vajin. Përzijini mirë që të lyhen me erëza të gjitha. Vishni një tavë me letër furre dhe vendosni në të patatet. Piqini në furrë të ngrohur më parë në 180° për 30 minuta. Shërbejini si kontorno me pjatat e mishit dhe të peshkut.
Ju bëftë mirë 🙂