Patate me qumësht dhe vezë të mbushura me kërpudha të thata
Këto pjata që lindin si nevoj e përditshme për mos flakur disa përbërës që të rrinë me kohë në rafte dalin dhe më të mira se ato që ju kushtohesh me orë të tëra. Unë kisha ca kërpudha të thata që doja ti mbaroja dhe sajova diçka të shpejtë.
1 kg. patate
300 gr. kërpudha të thata
2 qep
500 ml. qumësht
3-4 vezë
pak kripë dhe piper i zi
trumëz
50 gr. djathe i grirë parmixhano ose pekorino
pak vaj ulliri
Pik së pari vendosni në ujë të ftohtë kërpudhat të rrine për nja 1 orë. Pastaj kulloni ujin, shpëlahini pritini në copa të vogla dhe vendosini të kavërdisen me qepën e grirë, kriposeni shtoni piper të zi, trumëz dhe lërini të gatuhen. Pastaj shtoni nja dy gota ujë, mbylleni me kapak dhe lërini derisa këpudhat të zbuten mirë, nëse është e nevojshme shtoni akoma ujë.
Ndërkohë qëroni patatet dhe pritini në feta, vendosini të ziejnë në ujë me kripë 10 minuta, hiqini dhe lërini mënjanë të ftohen.
Rrihni vezët me pak kripë dhe piper të zi, shtoni gjysmën e djathit të grirë, qumshtin, përzijeni dhe shtoni në të patatet e ziera dhe pak trumëz. Përzijini me kujdes që mos prishni formën e patateve.
Lyeni një tavë të mesme me pak vaj dhe galet që mos ju ngjisi, bëni një shtres me patatet me qumësht dhe vezë. Në mes bëni një shtres me kërpudhat dhe sipër një tjeter shtres me patate, shtoni dhe pjesën e lëngëshme të qumshit dhe vezës qe ju ngelet në fundë. Spërkateni me pjesën e mbetur të djathit dhe piqeni në 200° për 25-30 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë me një sallatë stine.
Ju bëftë mirë 🙂