Patate me kima
Me kujtohet që kjo ka qënë një nga pjatat e eksperimenteve të mia në vogeli tek përpiqesha të gatuaja.
PERBERSIT:
700 gr patate
500 gr mish të grire viçi ose derri
4 lugë salsë domate të lëngëshme
1 qep
1 karrotë
1 deg selino
1 tufë e vogel majdanozë
pak kripë dhe piper i zi
gjysëm gote vere të bardhë
vaj ulliri
1 thelpi hurdhër
PERGATITJA:
Grini qepën,selinon dhe karrotën imët me mikser dhe vendoseni të kavardiset me pak vaj ulliri,shtoni mishin e grirë dhe hurdhërën e plotë të shtypur me dore,trazojeni herë pas here që mos ju digjet dhe kur shikoni që mishi është skuqur shuani me verë të bardhe.Shtoni salsën e domateve dhe kavardiseni akoma disa minuta të tjera pastaj shtoni dy gota ujë. Uleni zjarrin ne minimum dhe lëreni të gatohet duke i vendosur dhe kapakun tenxheres,
Ndëkohë zieni patatet me gjithë lëkure ne ujë te bollshem për 10 minuta,kur të jen gati lërini të ftohen ,qërojini dhe pritini në feta.Kriposini,shtoni pak piper të zi dhe kur kima të jetë gati vendoseni sipër patateve.Servireni të ngrohtë me majdanos të grire sipër.Idela është e shoqeruar me disa feta bukë të thekur me vaj ulliri.
Ju befte mire 🙂