Patate Dukesha
Një recetë franceze e quajturë Pommes Duchesse që shërbehet si kontorno tepër simpatike nga forma e tyre si xhufka.Fare të thjeshta për tu përgatitur.Ajo që ju nevojitet është një qese pastiçerie me grykën e përshtaçme në formë ylli.
PERBERSIT:
500 gr patate
2 të verdha veze
pak arrë myshku
50 gr gjalpë
50 gr parmiggiano (permixhano) i grirë
pak kripë dhe piper i zi
PERGATITJA:
Vendosni patatet të ziejnë në ujë të ftohtë me kripë për rreth 15 minuta.Kur të jenë gati,lërini të ftohen paksa qëroini dhe kaloini në shtypsin e patateve derisa të behen si pure.Shtoni gjalpin dhe përzijini derisa gjalpi te shkrijë dhe të lidhet me patatet e shtypura.Pastaj shtoni djathin e grirë,pak arrë myshku,krip dhe piper të zi.Provojeni nëse është e kripur mjaftueshëm.Në fundë shtoni të verdhat e vezëve dhe përzijini mirë derisa masa të jetë homogjene.Trasferojeni të gjithë masën e patateve në qeset e pastiçerisë me grykën e posaçme si yllë.Vishni nje tavë me letër furre dhe bëni forma si xhufka largë njëra tjetrës.
Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200° për 15-20 minuta,deri kur shikoni që ato kanë marre ngjyrë të artë sipër.
Shërbejini të nxehta si kontorno të pjatave të mishit dhe të peshkut.
Ju bëftë mirë 🙂