Patate amerikane e mbushur
Patate e ëmbla amerikane nuk konsumohen vetëm për përgatitjen e ëmbëlsirave por duke i kombinuar me disa përbërës të tjerë ato traformohen në një pjat shumë interesante si kjo e sotmja. Mund të shërbehen si një antipastë, si garniturë ose dhe si një pjatë e vetme për ata që konsumojnë një vaktë të lehtë
1 patate amerikane
30 gr. djathë parmixhano
pak kripë
pak piper i zi
1 qep e njomë
pak uthull balsamike
disa deg koper
Lajeni pataten dhe thajeni me një beze. Vendoseni të piqet në furrë në 180 gr për rreth 20-30 minuta. Ndërkohë grini imët qepën dhe koperin. Përzieni pak kripë me djathin e grirë. Kur patatja të jet pjekur, hiqeni dhe ndajeni në mes dhe me një pirunë gërryeni paksa tulin e sajë. Shtoni djathin e grirë dhe qepët dhe vendoseni përseri në furrë që të thekëriset për rreth 10-15 minuta. Hiqeni dhe aromantizojeni me piper të zi të bluar në çastë, koper dhe shërbejeni sipër me uthull balsamike.
Ju bëftë mirë 🙂