Panxhar i marinuar
Sot në kuzhinën time një kontorno panxhari e marinuar me hurdhër,majdanoz dhe vaj ulliri.Për të shoqëruar biftekët e mishit.Nese nuk ju pëlqen hurdhra mund të bëj dhe pa të por mua më pëlqen shumë hurdhra keshtu që vështire mos ta vej në këtë recet.
PERBERSIT:
4 kokra panxhar
një tufë majdanoz
3 thelpinjë hurdhër
krip dhe piperi zi
uthull të kuqe
vaj ulliri ekstra i virgjër
PERGATITJA:
Vendosni panxharin të ziej në ujë me kripë për 10 -15 minuta.Lëri të ftohen,qërojini dhe pritini në feta ose në copa të vogla ose julien(zhulien te prera në shkopinjë)Kriposini dhe shtojini pak piper.Marinojini me hurdhër dhe majdanoz të grirë imët,pak uthull të kuqe dhe vaj ulliri.Lërini të marinohen për rreth 1 orë para se ta servirni.
Ju bëfte mirë 🙂