Panna cotta “pana kota” me salcë çokollate

250 ml. pana e freskët
2-3 fletë xhelatinë peshku
100 gr. sheqer
1 stek vanilje në munges 1 lugë të vogël vanilje pluhur
Për Salcën me çokollatë
200 gr. çokollatë e zezë
200 ml. pana e freskët
1 lugë gjalpë
Vendosni fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë të zbuten. Bashkoni sheqerin me panën dhe vendoseni në zjarrë të ulët të ngrohet, shtoni dhe farat e vaniljes së freskët së bashku me lëkurën e saj dhe lëreni derisa pana të marri valë. Shtrydhni fletet e e xhelatinës të zbutura tashmë dhe shtojeni te pana e nxehtë, trazojeni mirë derisa të shkrihet. Filtrioni panën dhe ndajeni në forma individuale. Kur të ftohet plotësisht vendoseni në frigorifer te fresku të mpikset për rreth 4 orë.
Ndërkohë përgatisni salcën e çokollatës duke vënë në zjarre panën, gjalpin dhe çokollatën e prer në copëza. Përzijeni derisa të shkrijë dhe ruajeni mënjanë në një salsier për ta përdorur në momentin që ju nevojitet.
Kaloj koha e pushimit të ëmbëlsirës në frigorifer, hiqeni me kujdes nga forma dhe vendoseni në një pjatë, shtoni sipër salcën e çokollatës dhe zbukurojeni me fruta sipas dëshirës.
Shënim: salcën e çokollatës mund ta shërbeni dhe të nxehtë për të krijuar një kontrastë ndërmjet panës së ftohtë dhe salcës.
Ju bëftë mirë 🙂