Panna Cotta
Panna cotta është nje nga ëmbelsirat që konsumohet me lugë ndër më të njohurat për thjeshtësin në pergatitje dhe për shijen delikate.Origjina e kesaj ëmbelsire ështe e panjohur me precision po thuhet se ka lindure ne zonen e Piemontes,Itali ne filllim te viteve 900.Natyrishte dhe për këtë recete eksistojnë shume receta të ndryshme si në shije dhe pergatitje.Unë sot po ju sjell versionin klasik.
PERBERSIT:per rreth 6 forma
600 gr pana e fresket
200 gr sheqer pluhur
1 stekë vanilie ose esence pluhur 1 pako 16 gr
6 gr xhelatine Peshku
PERGATITJA:
Pikë se pari vendosni fletet e xhelatines në uje të ftohte që të njomet.Ftelët e xhelatines shërbejnë për mpiksjen e ëmbelsirës dhe për të ruajtur formën e saj.
Vendosni panën në një ene dhe shtoni në te farat e vanilies me gjithë steken ose në mungese ekstratin e vanilies.Sipas dëshires mundë ta aromantizoni me lëkura limoni,lekura portokalli,ekstrakte frutash ose dhe bimesh aromantizuese.Shtoni sheqerin pluhure dhe vendoseni në zjarre të avashët të nxehet po kini kujdes mos ju marri valë.
Shtrydhni fletet e xhelatinës dhe shtojeni te pana duke e perzier mire derisa te shkrijne.Ne kete pike filtrojeni gjithe komposton dhe ndajeni në stampat të vogla që me pare i keni njomur me uje.Kjo sherbene per ti hiqur me kollaj nga stampat.
Pasi e keni ndarë vendosini në frigorifer për te pakten 6-8 ore që kompostoja të mpikset.Futini stampat disa minuta në ujë të nxehtë qe ti ktheni kollajë format.Shërbejini sipas dëshires me fruta te fresketa,salse karameli,salse çokollate ose Coulis frutash.
Ju befte mire 🙂