Panko
Termi Panko përcakton një lloj të veçantë galete tipike e kuzhinës japoneze dhe që përgatitet duke përdorur bukën e bardhë japoneze e cila thahet dhe bluhet në mikser. Panko përdoret gjerësisht në përgatitjen e të skuqurave, falë butësis së saj dhe lehtësis. Ajo i skuq çdo perim apo përgatitje tjetër që përdoret shumë lehtë pasi nuk thith shumë yndyrë dhe njëkosishte bëhet më kërce dhe e thekërisur më mirë se galeta sepse gjatë pjekjes nuk skuqet por fryhet, mbledh ajër dhe në këtë mënyre vaji rrëshket nga produkti që po skuqim . Në pamje të pare ajo ngjan si flok dëbore pikërisht për përdorimin e bukës së bardhë. Për ta përgatitur ju duhen bukë të bardhë tip franxholle ose ato bukët e paketuara që gjenden në supermarket të cilën i thek në thekse ose furrë në temperaturë të ulët dhe pastaj e bluan në mikser. Ruhet në vazo qelqi largë lagështirës dhe nxehtësis. Gjithsesi nëse bëni një xhiro në dyqanet orintale është më mirë ta bini të gatshme për të kuptuar më mirë këtë që po them dhe për të ndjerë vërtet shijen japoneze tët skuqurit.
Photo find on Googel