Pancakes- Kek tigani me tërshërë
Një recetë e shëndetëshme për të ngrën mëngjes ju dhe fëmijët tuaj. Plot me fibra dhe të ëmbëlsuar me një produktë natyral si mjalti, më besoni që janë një mrekulli.
1 vezë
2 lugë tërshër të bluar
1 lugë djathë i butë tip filadelfia
1 lugë mjaltë
lëkurat e grira të një limoni vetem pjesa e verdhë
Rrihni vezën me tërshërën dhe pastaj shtoni mjaltin ,djathin e butë dhe lëkurat e limonit. Përzijeni mirë. Vendosini të nxehet një tigan me fundë që nuk ngjitë dhe shtoni në të një lugë nga brumi. Lëreni të piqet nga një anë në zjarrë të ulët derisa të formohen bulzat dhe ktheheni me shumë kujdes. Piqeni pak sekonda dhe nga kjo anë. Shërbejeni me mjaltë dhe kanellë sipër.
Mëngjes të mbarë 🙂