Pako të mbushura
Kjo recet më lindi si kërkes e një ndjekëse timen shumë e dashur për mua pasi realizon çdo recet që unë postoj. Donte diçka ta trasportonte lehtësishtë dhe që mundë të kosnumohej e ftohtë dhe të kishte po aq shije. Përbërësit e saj jan fare të thjeshtë, peta byreku të gatëshme, spinaq, qiqra, mëndër, dhe djathë të bardhë.
Për rreth 10 copë
1 pako me petë byreku të gatëshme të njoma
300 gr. qiqra të zjera
400 gr. spinaq
200 gr. djath të bardhë
1 tufë me mëndër të frekët
1 limon
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
Në një mikser grini sëbashku qiqrat e zjera, spinaqin e larë, mëndrën, djathin, pak kripë dhe piper të zi, pak vaj ullir, shtoni dhe lëkurat e limonit vetëm pjesën e verdhë. Grijeni derisa të bëhet një pure e shkërmoqur.
Hapni petët e gatëshme dhe pritini në mes nëse i keni shumë të mëdha. Shtroni 4-5 prej tyre dhe në mes shtoni pak nga kompostoja me qiqra dhe spinaq. Mbylleni në mes sikur po fomoni një pako dhe ngjesheni mbylljen e tyre me duar. Mos kini frike se ju hapet. Lagështira e petës e mbanë të mbyllure me njëra – tjetrën. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe të spërkatur me pak vajë sipër. Vaji do ju ndihmojë të theket fundi i pakove sa më shpejtë që mos ju hapet gjatë pjekjes. Piqini në 180° për 20 minuta.
Shërbejini me një sallatë dhe ja ku keni një vaktë vegjetarian shumë të shijshëm.
Mund ti shërbeni dhe si antipasta përgjat një feste.
Shënim: Mbushja ime ishte e tillë natyrishtë ju mund ti mbushni me çtë doni më tepër.
Ju Bëftë mirë 🙂