Pain aux raisins – Bukë franceze me rrush të thatë
Nuk ka gjë më të mirë se të filloni mëngjesin me këto bukë kaq të shijshme.Ideale dhe për mbasditeve në dimër për të shoqëruar një filxhanë çokollate të nxehtë.Receta ideale për fëmijet tuaj.
Për rreth 15 cop
250 gr miell i tipit manitoba
1 lugë e vogël kripë
3 lugë sheqer
15 gr maja birre e freskët
180 ml qumësht
80 gr gjalpë në temperaturë ambienti
100 gr rrush i thatë
70 ml rum
1 vezë
Vendosni qumshtin të ngrohet dhe shkrini në të majan e birrës.Bashkoni miellin me sheqerin dhe kripën. Përzijeni dhe bëni një gropë në mes.Shtoni në të qumshtin dhe filloni zinin brumin derisa të keni një brumë homogjenë,elastikë dhe paksa ngjitës. Vendosini në një enë të bollshme dhe mbulojeni me qese kuzhine,lëreni të vi për rreth 3 orë.Ndërkohë përgatisini kremin e pastiçeris.
Rrushin vendoseni te rumi dhe lërini të njomet.
Pasi ka kaluar koha,vendoseni brumin në një banak pune të pluhërosur me miell dhe shtrijeni me hokllai derisa të keni një pet 1 cm trashësi.Lyeni sipërfaqen e saj me një pjes nga gjalpi. Palosni anën e majtë deri në mes të petës,pastaj mbulojeni me atë të djathtën.Palosni pjesën e sipërme deri në mes dhe mbulojeni me të poshtëmen.Mbulojeni me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer për 15 minuta.Hiqeni ,hapeni përseri brumin,lyeni sipërfaqen me pak nga gjalpi i mbetur,paloseni si më sipër dhe vendoseni përseri në frigorifer.
Përsëriteni këtë proçedur dhe 2 herë të tjera.Pastaj hapeni brumin në një petë drejtkëndore sa më hollë të mundeni.Shtrydhni rrushin nga rumi dhe bashkojeni me kremin e pastiçeris.Lyeni gjithë sipërfaqen e petës me kremin e pastiçeris.Mbështilleni petën në formën e një roleje dhe pritni pjesë prej sajë në trashesin 2 cm.Vendosni rolet që pret në një tavë me letër furre poshtë larg njera tjetrës. Shtypini paksa me duar dhe lërini të vinë për rreth 2 orë në sobën e fikur.
Rrihni vezën me një lugë të vogël sheqer dhe lyeni sipërfaqet e roleve me të.Vendosini të piqen në 200° për 12-15 minuta.
Ky është versioni origjinalë i tyre.Por mundë ti mbushni me çokollatë ose marmalat.