Paella Valenciana
Paella e vërtet lindë në Valencia.Siç e kam thën dhe në postime të tjera ishte një pjatë e varfër e krijuar nga populli duke bashkuar ato pak gjëra që kishin në shtëpi ose nga mbetjet e ushqimit që kishin gatuar për festa. Duke qën se është një pjatë popullore nuk i dihen mirë përbërësit e parë që janë përdorur në të por thonë që është një përziere e mishit dhe peshkut.Paella Valenciana ka në përbërëjen e sajë dhe mishin e lepurit por unë nuk e përdor lepurin se më vjen gjynaf ta haj pasi e konsideroj kafshë shtëpiake.Natyrishtë për përgatitjen e paella-s ju duhet tigani origjinalë i sajë i cili është me anë paksa ovale dhe me dy vega anash.Në munges mundë ta sajoni me enë të tjera të ngjashme.
250 gr oriz kokërmadh
200 ml salcë domatesh lëngë
4 kofsha pule ose pate të vogla
100 gr bizele
1 spec jeshil
1 spec i kuq
20 karkaleca
1 qep e bardhë
3-4 thelpinjë hurdhër
200 gr sallamë spanjollë chorizo,në munges sallam turistë ose mortadella
200 gr gjoks gjeli deti ose pule
2 pako shafran
2 lugë të vogla paprika e ëmbël
kripë dhe piper i zi
4-5 lugë vaj ulliri
nja dy speca gogozhare për dekorin sipër
1 limon
800 ml lëngë vegjetalë ose ujë i nxehtë
Para se te filloni me përgatitjen e sajë bëni gati të gjithë përbërësit. Prisni gjoksin e pulës në copa të vogla. Kofshat e pulës pastrojini,grini imët qepën dhe hurdhrën.Prisni në copa të vogëla dhe specat. Pastroni dhe një pjesë të karkalecave dhe lini nja 4 copë të plotë për dekorin e mësipërm. Chorizon ose sallamin që keni përdorur priteni në kubik të vegjël.
Vendosni të kavërdisen copat e pulës dhe kofshat në vaj ulliri.,pastaj shtoni chorizo-n ose sallamin tjetër që keni përdorur. Shtoni qepën,hurdhrën e grire,specat. Kavërdisini të tëra bashkë,pas pak shtoni një pjesë të karkalecave dhe kavërdisini përsëri. Shtoni salcën e domateve,bizelet. Shtoni ujin dhe rregullojeni me kripë dhe piper të zi. Shtoni orizin dhe përzijeni mirë që të shpërdahet në të gjithë tiganin. Pastaj shtoni shafranin dhe paprikan e ëmbël. Përzijeni mirë dhe vendosni në të karkalecat e plotë. Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhet për nja 20 minuta. Prisni gogozharet në shirita dhe vendosni sipër paella-s. Lëreni përsëri në zjarrë për disa minuta të tjera. Kontrollojeni duke futur një lugë në mes të sajë për të parë nëse uji është përtharë komplet. Sipas dëshirës mundë ta fusni në furrën e nxehtë nja 5 minuta për ta pasur orizin më të shkërmoqur. Shërbejeni të nxehtë të dekoruar me feta limoni.
Ju bëftë mirë 🙂