Paella (paeja) karkalecash
Sot të dashur miq po ju sjell një tjetër version të paellas, atë që përdorë më shpesh meqë paella ka një mori përbërësish. Këtë e përgatita gjatë një darke me temë spanjolle dhe në tigane nuk ngeli asnjë kokër orizi. Tani mereni me mend vetë sa e mirë doli 😛
250 gr oriz kokërmadh
200 gr. gjoks pule
1 spec i kuq
20 -30 karkaleca
1 qep e bardhë
200 gr sallamë spanjollë chorizo, në munges sallam turistë ose mortadella
2 pako shafran
2 lugë të vogla paprika e ëmbël
kripë dhe piper i zi
4-5 lugë vaj ulliri
nja dy speca gogozhare për dekorin sipër
1 limon
800 ml lëngë vegjetalë ose ujë i nxehtë ose lëngë karkalecash
Para se te filloni me përgatitjen e sajë bëni gati të gjithë përbërësit. Prisni gjoksin e pulës në copa të vogla, grini imët qepën. Prisni në copa të vogëla dhe specat. Pastroni dhe një pjesë të karkalecave dhe lini disa të plotë për dekorin e mësipërm. Chorizon ose sallamin që keni përdorur priteni në rrathë.
Vendosni të kavërdisen copat e pulës , pastaj shtoni chorizo-n ose sallamin tjetër që keni përdorur. Shtoni qepën dhe specat. Kavërdisini të tëra bashkë, pas pak shtoni një pjesë të karkalecave dhe kavërdisini përsëri. Shtoni lëngun që keni përdorur dhe rregullojeni me kripë dhe piper të zi. Shtoni orizin dhe përzijeni mirë që të shpërdahet në të gjithë tiganin. Pastaj shtoni shafranin dhe paprikan e ëmbël. Përzijeni mirë dhe vendosni në të karkalecat e plotë. Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhet për nja 20 minuta. Prisni gogozharet në shirita dhe vendosni sipër paella-s. Lëreni përsëri në zjarrë për disa minuta të tjera. Kontrollojeni duke futur një lugë në mes të sajë për të parë nëse uji është përtharë komplet. Sipas dëshirës mundë ta fusni në furrën e nxehtë nja 5 minuta për ta pasur orizin më të shkërmoqur. Shërbejeni të nxehtë të dekoruar me feta limoni.
Ju bëftë mirë 🙂