Paella (paeja)
Paella është një pjatancë e vetme pasi në përberje të saj ka një mori përbersit.Ekzistojnë shumë lloje të saj nga ajo me bazë peshku ,fruta deti,përzierje frutash deti dhe mishi etj.E personalizuar sipas shijes të gjithë secilit.Kryesorja e përgatitjes së sajë është lloji i tiganit i përshtaçëm per të i cili duhet te ketë fundë që nuk ngjitë dhe ti jepni asaj një shije të tymosur duke e lëne të digjet paksa fundi.
PERBERSIT:për 4 -6 persona
200 gr oriz për zjerje kokërrmadhë por nëse gjeni oriz për paella akoma më mirë.
100 gr bizele
2 pako me shafran
2 speca të kuq
2 speca të verdhe ose jeshil
200 gr gjoks pule
2 kallamarë
500 gr karkaleca
150 ml salsë domatesh lëngë
1 tufë e vogël majdanozë
1 gotë verë e bardhë
1 qep e madhe
2-3 thelpinjë hurdhër
kripë dhe piper i zi
3-4 lugë vaj ulliri
1 lugë paprika të embël ose të tymosur
350 ml lënge peshku receta këtu
PERGATITJA:
Grini imët në mikser qepën me hurdhrën.Prisni kallamarët në unaza,gjoksin e pulës dhe specat në copa të vogla.Pastroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zeze,lini disa të plote për dekorimin sipër.
Në një tigan të bollshëm vendosni të kavardiset qepa me hurdhrën,shtoni specat e prerë dhe kavardisini sëbashku,shtoni pjesët e pulës dhe kallamarin me xhufkat e tijë,kavardisi përseri dhe është koha kur të shtoni karkalecat ato të qëruarat.Shtoni dhe orizin dhe shuani me verë të bardhë.Kur vera të avullojë shtoni shafranin dhe salsën e domateve.Kriposini.dhe përzieni mirë duke e lën derisa salsa të gatuhet paksa.Tashmë bashkoni te pjesa tjetër dhe bizelet,majdanozin e grirë,lëngun e nxehte të peshkut dhe papikan.Mbulojeni me kapak dhe ulni zjarrin.Lëreni të ziejë.Ndërkohe pastroni dhe karkalecat që lamë të plote duke i bëre një të prerë në kurrizë për ti hequr fijen e zezë.Renditini sipër Paellas dhe mbulojini përseri me kapake.Lërini të gatuhet derisa ti jet avulluarë komplet uji dhe filloni ndjeni pak erën e të djegurës.Reth 20 -25 minuta gjithsej.
Shërbejeni të nxehtë me majdanozë të grirë sipër dhe piper të zi të bluar në momentë.
Ju befte mire 🙂