Pad thai – Perime në mënyrë tajlandeze
Nuk kam qën një fanse e ushqimit aziatik, por pak nga pak mësova ta njohë, ta shijoj dhe ta dua këtë kuzhinë. Një merit të madhe ka motra ime e cila është një specialiste e gatimeve aziatike dhe fal saj mësova gjithashtu të ha me shkopinjë. Postimi i sotëm nuk ishte për tju treguar që di ti gatuaj këto ushqime sepse s’janë të vështira, aziatikët thonë “mjafton ti sht0sh zemrën” dhe dalin të mira por u shtyva fal një materiali që lexova. Ku thonte që bukuria dhe energjia e përhershme e Madonës dhe pse është në moshë vjen pikërishtë se konsumon vetëm kuzhinën aziatike. Epo një gjë e kanë aziatikët që janë kaq të rinjë, kaq të lumtur dhe shumë në form. Unë përdora këto perime që do gjeni në listën e mëposhtme, ju mund të përdorni çtë kini dëshirë. Për të realizuar këtë pjatë do ju duhet dhe një njohje e mirë e disa salcave aziatike si soja dhe salca e peshkut, i gjeni kollaj dhe në Shqipërin daj mos u stresoni. Përgatiteni dhe do t’ju pëlqej jashtë mase.
1 kungulleshkë
1 spec i kuq
1 qepë
një dorë mashurka të verdha
një dorë mashurka jeshile
2 thelpinjë hudhër
1 rrënjë xhenxhëfilli
1 lugë salcë soje të kripur
1 lugë salcë peshku
1 lugë mjalt
1 spec djegës të freskët
pak majdanoz
1 fete limoni
1 lugë fara suzami të zi
2 lugë vaj suzami
Prisni të gjitha perimet në shkopinjë të hollë, julienne
Specin dhe hudhrat pritini në feta të holla. Vendosni në një tigan “Wok” të nxehet vaji i suzamit dhe shtoni në të specin dhe hudhrën, sapo të aromantizohen shtoni të gjitha perimet dhe lërini të gatuhen në zjarë të lartë. Perimet duhet të jenë gatuar shumë pak të jen akoma pak të forta në gojë. Për kripë nuk kan nevoj pasi salcat janë goxha të kripura.
Ndërkohë bashkoni salcën e e peshkut me atë të sojës, mjaltin dhe shtoni xhenxhëfillin e grirë me rende. Përzijeni dhe shtojeni sipër perimeve. Përzieni përsëri mbi zjarr derisa salca të trashet dhe perimet të karamelizohen.
Shërbejini me suzam sipër, flet limoni, majdanozë dhe akoma pak specë djegës të freskët.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |