Paçe koke
Paçja mund te behet si me kokë bagëtie ose viçi.Unë kam përdorur kokën e qingjit.
PERGATITJA: për 4 persona
1 koke
pak vaj ulliri
2 lugë miell
spec djegës
kripë dhe piperi zi
2-3 lugë uthulle
3 thelpinj hurdhera
1 qepë
2 karrota,
2 dege selino,
një tufe e vogël majdanoz.
2-3 gjethe dafine
1 lugë salsë konçentrat domateje
PERGATITJA:
Koka pastrohet, copëtohet ne dyshë vihet në uje të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku per rreth 2 ore,pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarre. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qep, karrota, selino,krip dhe piper te zi ,disa gjethe dafine. Lihen derisa të jetë zier mirë për rreth 1 ore e pak deri sa mishi të ndahet lehtë nga kocka.Gjatë kohës mundë ti shtoni ujë sa i mjaftonë. Kullohet lëngu, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla. Në një tjetër tenxhere shtohet vaji dhe mielli duke i skuqur bashkë deri sa mielli të marri ngjyre të arte,pastaj shtoni salcën dhe lëngun e marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, speci djeges,majdanozi i grire imet dhe lihen të ziejë në zjarr të avashët edhe për disa minuta duke regulluare me kripë e piper të zi nëse është e nevojshme përsëri. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura dhe uthull.
Ju bëftë mirë 🙂