Oriz i kuq me midhje vongole
Dhe vazhdon misioni ” Pjata Dietike ” mbas festave. Sot një tjetër recet e thjeshtë dhe me shumë shije. Unë lashë shumicen e midhjeve të plota sepse më pëlqen të engledisem tek i ha dhe më duket sikur ngopem por ju mund ti pastroni të gjitha nga nguacka para se ti bashkoni me orizin.
500 gr .midhje vongole
150 gr, oriz i kuq integral
2 thelpinjë hurdhër
pak kripë
1 spec djeges i thatë
nje tuf e vogël majdanozë
3 lugë vaj ulliri
1 gotë verë e bardhë
Pik së pari vendosni vongolet të rrinë në ujë të ftohtë me pak kripë për nja 3 orë të mira dhe nëse kujtoheni për to ndrojeni dhe njëher ujin.
Vendosni orizin të ziejë me pak kripë në ujë të bollshëm për nja 40 minuta. Kur të jet gati kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Ndërkohë kulloni vongolet dhe shpëlahini mirë. Grini imët hurdhrën dhe majdanozin dhe bashkë me specin djegës të thatë vendosini të kavërdisen në pak vaj ulliri, shtoni në të vongolet dhe verën. Mbuloni tiganin me një kapak dhe lëreni derisa vongolet të hapen komplet. Hiqini dhe gjysmat e tyre pastrojini nga guacka. Bashkoni në to dhe orizin dhe vendoseni përsëri në zjarr që të lidhet orizi me lëngun dhe përbërësit e tjerë.
Shërbejeni të ngrohtë akoma me majdanozë të grirë imët.
Ju Bëftë mirë 🙂