Oriz basmati me spinaq dhe koper
Kjo pjatë mund të jetë një kontorno ose dhe një pjatë e vetme për ju vegjetarianet. Personalisht më pëlqen shumë pasi është praktike, me shumë shije dhe e përshtaçme për ta marr me vete në punë.
1 gotë me oriz basmati
një dorë spinaq
pak djathë të bardhë
pak koper
kripë dhe piper i zi
2 lugë vaj ulliri
Pasi e keni trajtuar orizin basmati, kullojeni.
Prisni imët spinaqin dhe kavërdiseni me pak vaj ulliri, shtoni 1 gotë ujë pak kripë, sapo të marri val shtoni orizin përzijeni, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziej 10 minuta. Fikeni e lëreni të pushoj pak. Para se ta shërbeni shkërmoqeni me pirunë, shtoni djathin e prerë në copa, koperin e grirë imët dhe pak piper.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |