Omelet me patate
Omeleta me patate (frittata) mund te konsiderohet nje pjat e vetme per te shoqeruar dreken apo darken tuaj.
PERBERSIT:
6 veze
500 gr patate
100 gr djath parmigiano i girer
nje tuf e vogel majdanoz
pak arre myshku
5 luge vaj ulliri
krip dhe piper i zi
PERGATITJA:
Fillimishte qeroni patatet dhe pritini ne feta reth 1cm.Vendosini te ziejn ne uje te valuar me krip per reth 10 minuta.Beni kujdes qe patatet mos te shkermoqen apo tju prishet forma.Kullojini dhe lereni te ftohen.
Ne nje ene te bollshme rrihni vezet me kripen dhe piperin sa mjafton.Shtoni djathin e grire,pakez arre mushky dhe majdanozin,perziejeni mire dhe shtoni ne to patatet e ftohura,perzijini me kujdes.Nderkohe ne nje tigan me fund qe nuk ngjite nxehni vajin dhe hidhni ne te komposton me veze dhe patate.Ulni zjarrin dhe lereni te skuqet me kapak siper.Duhen Reth 10-13 minuta qe omleta te skuqet nga nje ane.Kthejeni me ndihmen e kapakut dhe lereni perseri ne zjarr te ulet por kesaj radhe pa kapakun siper.Lereni dhe nga kjo ane per reth 10-13 minuta dhe sherbejeni ne nje pjatance.
Mund te shoqerohet me sallatra te ndryshme.Konsumohet si e ngohte ashtu dhe e ftohte.
Ju befte mire 🙂