Omelet e mbushur
Nëse doni një mëngjes kampjonesh kjo recet bën për ju.
5 vezë
1 lugë miell
30 ml. qumësht
50 gr. bizele të ziera
50 gr. proshut të pjekur në kubik
2 lugë djathë kaçkavall
pak kripë dhe piper
Rrihni vezët me pak kripë dhe piper. Përzieni qumshtin me miellin dhe shtojeni te vezët, shtoni dhe djathin, përzijeini mirë. Vendosni një tigan me fund që nuk ngjitë të nxehet dhe lyeni paksa me vaj ose gjalpë. Shtoni komposton me vezë dhe qumësht dhe sapo të fillojë të mpikset shpërndani sipër saj bizelet dhe proshutën. Palose njërën anë dhe lëreni të piqet mirë.
Shërbejeni të ngrohtë.
Mëngjes të mbarë 🙂