Oktapod i tiganisur me patate
Është versioni im i sallatës me oktapod, për ti dhënë akoma më shumë shije pasi i ziejë i tiganis në formën e “sautè-s” dhe për ta personalizuar akoma më shumë i shtojë sheg dhe koper. Erëza që për mua është ideale për peshkun e sidomos atë me shije të fortë.
1 oktapod rreth 500 gr.
4-5 patate
2-3 thelpinjë hudhëra
1 sheg
kripë dhe piper i zi
1 tuf koper
1 limon
2 lugë vaj ulliri
Qëroni patatet dhe pritini në copa të mëdha. Vendosni të ziejn në ujë me kripë për 10-15 minuta. Kullojini dhe ruajini mënjane.
Pastroni oktapodin nga koka, sytë dhe lani mirë tentakulat e tijë. Fërkojeni mirë me kripë të trashë që ti lahet mirë lëkura. Shpëlajeni mirë dhe vendosni të ziejë në ujë të valuar me kripë për rreth 40-50 minuta. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Grini hudhërat imët dhe vendosni të kavërdisen në një tiganë të bollshëm me vajin e ullirit. Sapo vaji të nxehet dhe të aromantizohet shtoni patatet dhe oktapodin e prer në feta të holla. Kavërdisni mirë për disa minuta derisa të marrin faqe. Rregulloni me kripë dhe piper të zi. Shtoni kokrra shege, koper të grirë imët dhe lëngë limoni. Përzijini dhe shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂