Oktapod furre
Për të gjithë ju që për festat e fundëvitit do përgatisni ushqimë në bazë peshku ju këshilloj një recet të tillë. Bëhet shumë shpejtë, koston e ka të ulët dhe shijen e ka fantastike.
1 oktapod rreth 1 kile
400 gr. patate
4-5 thelpinjë hudhër
3 qep të ëmbël
një dorë me sheg
3-4 lugë vaj ulliri
1 lugë kafe paprika të ëmbël
1 tufë trumëz
kripë dhe piper i zi
Pastroni mirë oktapodin nga të brëndëshmet te koka, sytë dhe fërkojani mirë lëkurën që ti dalin gjithë rëra që mbanë te tentakulat.
Vendoseni të ziejë në ujë të valuar me kripë për 20 minuta.
Veçmas qëroni patatet dhe prini në copa të mëdha. Vendosini dhe këto të ziejnë në ujë me kripë për 10 minuta, kullojini dhe ruaji mënjanë. Shtoni pak kripë, piper dhe pak vaj ulliri, përzijini mirë dhe vendosni në një tavë. Sipër patateve vendosni oktapodin, qepët e prera në katërsh dhe hudhërat me gjithë lëkurë. Shtoni akoma pak piper të zi, paprikan , akoma pak vaj ulliri dhe gjethet e trumëzës. Vendoseni të piqet në 180 për gati 1 orë ose kur shikoni që oktapodi është bërë i butë dhe patate jan bërë kërce.
Shërbejeni me sheg sipër dhe trumëz të freskët.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: Me tulin e hudhëra të pjekura lyeni një feta buke të thekur dhe do më falenderoni. 🙂