Nuk duhet të them më 33
I’m a big big girl in a big big world It’s not a big big thing… këtë këndoj në mëndje tek heq tualetin e ditës me produktet e mia të zgjedhura me kujdes. Por as këto nuk munden dot ti fshehin ato rrudhat e vogla poshtë syve. Dhe pse i them vetes gjithmon para pasqyres janë rrudhat e shprehis 😛
Kreh flokët me kujdes dhe në pasqyrë më ndrijnë thijat në rrënjën e flokët e vetes i them normal po rritesh dhe ti, me mendimin që duhet ti lyej se sbën neser.
E lodhur nga punët e pafundme, shtëpi, punë, familje ulem të shkruaj dy rrjeshta nga receta që kam menduar tju postoj nesër por skam pik frymëzimi për t’ua shpjegur. E kështu nis këtë postim….
Pak minuta më ndajnë nga ndrrimi i numrave në moshën time e më duhet të kujtohem që nga nesër kur të më pyesin për moshën nuk duhet të them më 33!
Po filloja ta pëlqeja këtë numër dhe pse deri këtu vitë pas viti jam përtypur me vështirsi sa herë që numrat janë ndryshuar si një orë e kurdisur e duke u rritur e tek ndrohen me një zhurmë dhimbje…
Mua smë trëmbin rrudhat e thinjat, lëkura që bie, vetullat që sjan më të larta si më parë, muskujtë që humbin formë pak nga pak….. më tremb pikërishtë të rritem, të bëhem e madhe. Më tremb koha që ikën kaq shpejtë. S’mbaj mënd as kur i mbusha 33…
E di që do me thoni je akoma e re, etj etj por nuk jam më 33….. Sa i bukur është ky numër ashtu siç nuk jam më as 30 e as 25.
Në ditlindjen time të 25 e ndjeva peshën e moshës tek rritesha, piqesha e bëhesha më e përgjegjshme. Unë dua të jem dhe më besoni jam një fëmij në veten time. Në ëndrrat e mia jam akoma një Piter Pan…por gocë:)
34 as smë shkon si numër por nga neser Nuk duhet të them më 33, Nesër kam u bëfsha 100 vjeç 🙂
Photo by googel