Njoko i Ferguar “Gnocco Fritto”
Njoki i ferguar apo sic njihet me emrin e tij origjinal Gnocco Fritto eshte pjata tipike e gastronomis se rajonit Emilian ne Itali.Eshte nje recet teper e thjesht per tu pergatitur,nuk eshte gje tjeter veçse brumi i bukes qe pritet ne forma drejtekendeshi dhe skuqet ne vaj te bollshem per tu konsumuar pastaj me proshute,sallamera dhe djathera te ndryshem.
Dhe pse perbersit e recetes jane te njejte ai thirret me emra te ndryshem ne zona te ndryshme te Italis.Origjinat e lashta ai i ka nga Longobardet (fis gjerman qe kan pushtuar ishullin e Elbes dhe rajonin e Emilia Romanias gjate shekujve II-VI) Dhe per ta deshmuar me se miri kete fakt eshte dhjami i derrit ku thuhej se ata e perdornin shume si perberes ne receta por dhe per skuqje.Ne fakt receta origjinale eshte se Njoki skuqet ne dhjame derri por me kalimin e kohes per tu bere dhe pak me e lehte ne kalori ajo ndryshoi.
PERBERSIT:
500 miell 00
180 ml uje
1 luge te vogel sheqer
15 gr maja birre
2 luge te vogla krip
dhjame derri 70 gram (por mund te perdorni dhe vaj luledielli)
vaje ulliri per skuqje sa mjafton.
Eshte e kot tju them qe mund ti pergjysmoni dozat nese nuk doni te pergatisni shume.
PERGATITJA:
Ne nje ene shkrini majan e birres me pak uje dhe shtoni sheqerin.Shkrijeni mire dhe shtoni 2 luge miell perzijini deri sa te perfitoni nje brume te lengshem.Brumin e perfituar e lini per 30 minuta te pushoje.
Kaloi kjo kohe,miellin e mbetur e vendosim ne nje ene te bollshme,hapeni ne mes dhe shtoni ne te brumin e lengshem qe lame te pushoj.Shtoni ne te dhjamin e derrit ose vajin.Nderkohe shkrini kripen ne ujin e vakur dhe filloni zini brumin duke e punuar mire me duar.
Vazhdoni ta punoni deri sa te perfitoni nje brume homogjen dhe te formuar mire.Beni nje kulaç te rumbullakate me te dhe beni nje shenje kryqi mbi te.Lereni te pushoj deri sa te vije per reth 4 ore ne nje ene me pak miell poshte dhe te mbuluar me qese trasparente kuzhine ose me nje garze ne nje vend te ngroht dhe larg rrymave te ajrit.
Kur koha te kete kaluar hapeni brumin ne nje pete me ndihmen e miellit ne trashesi 3 cm.Priteni ne form diagonale ose katrore (me mire nese do kinit preresen e picave ose te Raviolit me dhembesa).
Vendosni vajin te nxehet (vaji duhet te jete i bollshem)dhe fergojini deri sa te ken ngjyre te art.Kullojeni nga vaji i tepert dhe vendosini leter kuzhine posht qe te perthithet vaji.
Sherbejini te nxehta te shoqeruara me proshut,sallam dhe djathe te bardh ose kaçkavall.
Ju befte mire 🙂