Një shkrim nga Valbona Duraj për krijimtarin e saj më të re-Emma
Rallë herë ndodhë që shkrimëtarët të ndajnë virtualishtë punën e tyre me lexuesit online. Por Valbona është një “personazh” i thjesht ashtu si vet fjalët e saj. Këtu te une jeni njohur me pjesën e saj më të re dhe kaq të dashur Emma. Unë sbëj më dot pa të ,e lexojë dhe me duket sikur po punojmë bashkë në kopësht,apo programojmë bashkë jetën për të ardhmën. Herë pas here sjell pjes prej saj por sot autorja na sjell një copëz për tjua përcjell më mirë pse vendosi ta ndaj me ne online krijimtarin e saj. Ndaj jepini pak zemër dhe kurajo dhe ndani me miqt tuaj këtë shkrim. Dhe mbi të gjitha ndani me miqt tuaj Emma-n
***
Ka qënë shumë i veshtirë momenti i zhvendosjes së kësaj historie nga një kompjuter në një hapesirë të pakufizuar .
Ndoshta është ajo egoja e vogël brenda nesh që ngelet vetëm, pa ëmbëlsinë e sekretit te sirtarit tashmë,ndoshta frika e të venit përballe me kritikën , me realitetin,me vlerën e krijesës tënde që në qetësine e netëve të duket e bukur dhe sapo gdhin mblidhet në vogëlsine e trembjes …deri në futjen në sirtarin e errët.
Nuk është e lehtë përballja me ju, sepse ju jeni vleresuesit më të saktë të saj .
Syri juaj është i mprehtë, ndërsa armët e mia të pakta përballe krijimit të një vepre letrare, apo shkrimit në një menyre më të gjatë se ato copëza që deri dje kam ndare me ju.
Kam frikë….nuk mund ta fsheh !
Është krijimi im i parë më i gjatë se disa faqe tregimi të harruara në duart e lexuesve që dëshironin t’i hidhnin një sy. Jeni ju të parët që e lexoni dhe ndoshta është guxim ky per mua për të ardhur fli para jush me të , pa armë ndihmëse ,përveç dashurisë për shkrimin , pasionit që më lidh me të prej fëmijërise së hershme.
Jam vetë lexuese dhe auditor i veprave të bukura , atyre që përcjellin tek ne diçka mbresëlënëse dhe të thellë trajtimi im ,ndoshta është trajtim i një fillestareje dhe turpërohem pak për te , por marr dhe përgjegjësinë 🙂
Nuk iu drejtova një botusi për arsye se besoj se në botim duhet të shkojne vetëm ato krijime të cilat kanë një vlerë letrare të padiskutueshme .
Valbona Duraj