Një kartolinë nga unë
Nëse do do mundesha do ju uroja të gjithave një nga një që më mbështetni, që më lexoni që ndani me mua ditën dhe vaktet tuaja. Nëse do mundesha do t’ju dhuroja të gjithave një tufë me mimosa për të shprehur mirnjohjen time sa më gëzoni çdo ditë. Një urim peër ty që çohesh çdo ditë e lodhur me pafuqinë për tja nisu ditës, një urim për ty që vrapon pran sobës për të përgatitur mëngjesin, një urim për ty që zgjohesh e vetme në krevatin e madhë me shpresën që një ditë do gjesh dikë me kë ta ndash.
Një urim për ty që punon tre turne për të çuar një vaktë të denjë në shtëpi. Një urim të madhë per ty mam që na rrite të treve e sot të jemi bërë krahë. Një urim për ty gjyshe që çdo natë thurje papuçe e triko leshi të na mbanin ngrohtë. Urime ty motër për gruan e mrekullueshme që je bërë. Një urim për ty femër që sapo erdhe në jet, uroj që nesër të jesh vet koka dhe qafa që do drejtosh jetën tënde.
Një urim për femrat e bashkuara që ndajnë mendimet, duan dhe respektojnë njëra tjetrën. Sepse të jesh femër është një aventur. Nuk do doja të isha tjetër gjini…
Gëzuar 8 Marsin!