New York Cheesecake
CheeseCake pergatitet me krem djathi te fresket dhe thuhet se ka origjinen nga greket e lasht dhe me pas u shpenda ne gjith europen ku u çua dhe ne Amerike ku pati bumin e madh.Pergatitet ne shume menyra por baza ngelen gjithmon te njejta.Biskota,djath i fresket dhe Pana e tharet
PERBERSIT:
Per bazen:
250 gr biskota te thata
150 gr gjalpe
2 luge gjelle sheqer te bardh ose prej kallam sheqeri
Per kremin:
600 gr djath i fresket tip philadelphia
1 bustin vanilie
100 ml pana e fresket leng
20 gr niseshte
lengu i nje limoni
3 veze ( 2 te plota dhe 1 vetem e verdha)
100 gr sheqer
Per siperfaqen:
2 lug sheqer
200 ml Pana e tharet
1 bustin vanilie
PERGATITJA:
Grini biskotat me sheqerin ne nje mixer dhe shtoni gjalpin e shkrir duke i perzier mire me dore ne menyre qe gjith biskotat te lagen mire nga gjalpi.
Lyeni nje tortier me gjalp (mire akoma nese do jet me ane qe i hapen)dhe visheni me leter furre dhe hidhni en te perberjen e biskotave me gjalp ,ngjesheni mire fundin me ndimen e nje luge dhe anet nja dy gisht,me menyre te till te formohet nje tip muri reth e rotull tepsis.Vendoseni ne frigorifer per nje ore ose nese doni te pershpejtoni proceduren vendoseni ne ngrirje per 30 minuta.
Pergatitni kremin duke rrahur vezet me sheqerin,vanilien dhe djathin e fresket.Perzieni mire deri sa te behet kremoze pa kokrriza.I shtoni perberjes gjithmon duke e perzier lengune limonit,niseshten dhe pakez krip dhe ne fund shtoni panen e fresket pa e montuar.Perziejeni mire.
Kremin e perfituar e hidhni ne tortieren qe e keni nxjerr tashme nga frigoriferi.Vendoseni ne furren e nxehur me pare ne 180° per 30 min,me pas e ulni temperaturen ne 160° per 30-40 minuta te tjera.(nese 30 minutat e para vini re qe siperfaqja e cheescake fillon e piqet shum vendosini siper leter alumini qe mos ju digjet) Kur te jet pjekur fikeni furren dhe lereni te ftohet ne furr me dere te hapur pergjysem.
Pergatitni siperfaqen me Pana e tharet,2 lug sheqere dhe bustinen e vanilies,perzjini mire dhe kur cheesecake te jete ftohur plotesisht hidhjani siper.
Ne kete pike ka dy opsione.
Duke e pjekur dhe per 5 minuta te tjera ne menyre qe pana te karamelizohet e lini te ftohet dhe e fusni ne frigorifer ose:
E fusni direkt ne frigorifer cheesecake duke e len te pushoj per rreth 6 ore.
Pergatitja e kesaj embelsire kerkon nje kohe relativisht te gjat per tu pergatitur dhe keshillohet te pergatitet nje dite perpara ne menyre qe ta sherbeni sa me te ftoht.
Serviret e ftoht sic e keni nxjerr nga furra ose mund te shoqerohet siper me Coulis Frutash dhe shurupa te ndryshem ose dhe me karamel.
Ju Befte mire 🙂