Musaka me perime
Nese nje tradicionalist grek do lexonte si e kam trasformuar un kete pjate do merzitej shume pasi musakaja sherbehet ne feta te medha dhe perimet e skuqura.Por ju siguroj se dhe ne versionin time pak te rivizituar dhe light kjo musaka eshte e shkelqyer,Prezantimi eshte bere ne mono porzione me ndimen e nje forme rethore qe perdoret ne kuzhine.
PERBERSIT:
2 patllixhan
3 domate
3 patate
2 veze
200 gr kos
70 gr djath te bardhe
vaj ulliri
krip dhe piper i zi
rigon
PERGATITJA:
Lani perimet dhe pritini ne feta reth 2 cm.Vendosini ne nje tepsi me leter furre posht dhe shtoni krip,piper dhe rigon.Shtoni pak vaj ulliri siper dhe vendosini te piqen ne furren e nxehur me pare ne 200° per reth 15 minuta.
Nderkoha pergatisni salcen me kos duke rrahure 2 vezet me pak krip,shtoni kosin dhe pak piper te zi.Thermoni dhe djathin e bardh dhe shtojani salses.Perzijini mire.Kur perimet te jen gati alternoni shtresa me to duke vendosur ne fillim patate,domate,patlixhan dhe ndermejet tyre pak nga salsa me kos.Shtresen e fundit duhet te jet me salsen siper.Vazhdoni keshtu me te gjith perbersit e tjere te mbetur.Per ta formuar mund te perdorni ndihmen e nje forme rethore rezistente ndaj furres ose dhe mund ti fomoni me kujdes pa ndihmen e rrethit pasi nuk anohen.Kini parasysh qe ndermejte shtresave duket te beni kujdes mos i lyeni me shum salse.Piqini ne furren e nxeht ne 200° deri sa salsa me mpikset dhe te kete marr ngjure te erret siper.
Kur te jet gati lereni musakan te mpikset dhe ftohet paksa dhe sherbeheni te ngrohte.
Ju befte mire 🙂