Muffin me copeza çokollate
Muffin jan nje lloje embelsire amerikane,shume te buta si sfungjere.Te pershtaçme per te ngrene mengjeseve apo per zemer mbasditeve.Natyrishte dhe embelsira e preferuar e femijve.Njihen per formen e tyre karakteristike te mbeshtjella me leter.
PERBERSIT: per rreth 15 cop
190 gr gjalp i shkrire ne temperature ambienti.
200 gr sheqer
gjysem luge sod buke
pakez kripe (sa te na mbajne dy gishtat)
1 bustine vanilie
150 gr copeza cokollate (i gjeni ne dyqanet qe shesin produkte per pasticeri)
200 ml qumesh i vakur.
3 vez
16 gr pluhur maja per embelsira
400 gr miell 00
PERGATITJA:
Gjalpin e shkrire ne temperature ambienti rriheni bashke me sheqerin me rrahesin elektrike derisa te dy perbersit te formojne nje krem.Shtoni nje nga nje vezet gjithmone duke i rrahure.Shtoni qumshin e vaket dhe rriheni deri sa te perfitoni nje mase kremoze dhe homogjene.
Bashkoni te mielli,pluhurin e embelsirave,pak kripe,vanilien,soden e bukes dhe shtojini pak nga pak te kompostoja e perfiture duke i siture qe mos tju formohen kokrriza,Rrihini perseri me rrahesin elektrike ne maksimumin e shpejtesise. Pas kesaj shtoni copezat e çokollates duke len disa menjan per zbukurim e siperm.Ne nje tepsi te pershtaçme per muffin ose ne pirotina alumini nje perdorimeshe i vishni me leteren e embelsirave.Mbushni me brumin nje qese pastiçieri dhe mbushni pirotinat me te deri sa eshte letra e embelsirave.Siper dekorojini me copezat e çokollates.Vendosini ne furren e nxehur me pare ne 180° per rreth 20 minuta.Kur te jen gati fikni soben dhe lerini te ftohen ne te me dere pak te hapur per 10 minuta.Kaloj kjo kohe munde ti nxirni dhe ti konsumoni.
Munde te ruhen ne mbajtese qelqi per reth 4-5 dite ne nje vend te frssket ose ne frigorifer.
Ju befte mire 🙂