“Muffin” – mafin çokollate me miell arre kokosi
Kur ju haen të ëmbla bëini vet në shtëpi. Jan 100 herë më mirë se të blerat dhe ndaj mos u shqetesoni as për kalorit që do merrni. E ja duke punuar para kompjuterit dje mbasdite në shtëpi mu hanin të ëmbla e u çova përgatita këto muffin “Mafin”. Unë i konsumoj kryesishtë për mëngjes por dhe si ëmbëlsirë mbas vakteve ose mbasditeve. Jan praktike dhe sju mundojnë ti realizoni. Pastaj kam zgjedhur kombinimin perfekt çokollatë dhe arrë kokosi, ndaj përvishni mëngët dhe përgatitini.
për 15-18 cop:
200 gr. çokollatë e zezë
200 gr. miell i bardhë
200 gr. miell arre kokosi
150 gr. sheqer i bardhë ose 200 gr. sheqer kaf
50 gr. kakao pa sheqer
4 vezë
190 gr. gjalpë
150 ml. qumësht arre kokosi ose qumësht normal
gjysëm luge sodë buke
1 pako maja pluhur për ëmbëlsira rreth 16 gr.
pakëz kripë
pak vanilje sipas dëshirës
Qumshtin vendoseni të vakët dhe shtoni në të gjalpin dhe çokollatën e copëtuar. Përzijeni derisa çokollata të shkrijë plotësishtë. Veçmas rrihni vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet mirë dhe pjesën e thatë (miellin, miellin e arrës së kokosit, pakëz kripë, sodën, pluhurin e embëlsirave, kakaon dhe vaniljen) përziejini mirë që mos kenë kokriza. Tani shtoni pjesën e lëngëshme, qumshtin me çokollatën. Përziejini përsëri derisa të keni një masë të lëngëshme.
Vishni format e muffin ose format një përdorimshme me letrën përkatëse dhe mbusheni me brumin duke lënë një gishtë posht anës së tyre. Piqini në furrën e nxehur më parë në 180° për 25 minuta ose derisa shikoni që shkopi del i thatë nga brëndësia e muffin.
Ruajini jashtë frigoriferit për disa ditë.
Ju bëftë mirë: )