Mozzarela e skuqur me salce kremoze
Kete recet e gjeta ne internet e pak e vacante nga recetat e tjera me mozarella te skuqur dhe shumkujt mbase nuk i pelqen por mua mu duke interesante dhe vendosa ta peragtise per vete dhe per ju.
Perberesit:
1 mozarela
6 feta buk te bardh
1 konserve cironkash
vaj per skuqje
1 gote qumesht
pana e fresket
lengu i nje portokalli te shtrydhur
2 kubeta akull
miell
2 vez
2 flet borzilok
krip dhe piper
Pergatitja:
Mozarelen e lem nje dite me pare ne frigorifer te na thahet lengu.Presim ne feta dhe e vendosim siper bukes se bardh se bashku me nje pjes cironke.Siper vendosim nje feet tjeter buke dhe e presim ne kubik te vegjel,kshtu vazhdojm dhe per fetat e tjera te bukes.Kubiket e prere i kalojm ne miell duke ngjeshur fort anet qe te na mbyllen mire dhe mozarela te izolohet i kalojm ne veze dhe pastaj i skuqim.Vaji duhet te jet shum i nxehte.
Per salsen;
Hedhim pak qumesh,pak pana te fresket,lengun e portokallit,nje cironke,2 feta mozarella,2 kubiket e akullit,krip,2 fletet e borzilokut dhe i grijm deri sa te na formohet nje si tip shkume.Salsa eshte gati.Kompletojm pjaten me salcen dhe siper kubiket e e mozarelles se skuqur dhe piper te zi.Keshillohet te konsumohet ne moment ne menyre qe mozarela e skuqur mos te qullet.
JU BEFTE MIRE