Mousse çokollate
Po vinë festat dhe siç jua premtova pak nga pak do ju sjell pjata për to. Sot po ju tregoj receten e një mousse çokollate që do ti çoj shijet tuaja në një tjetër nivel. Përgatiteni një ditë përpara nëse doni një ëmbëlsirë ndryshe për festa, të ndara në kupa individuale për ta bërë tavolinën tuaj dhe më “chic”
Per 10 -12 gota Martini ose format që dëshironi:
250 ml. Pana e freskët lëngë
250 gr. Çokollatë e zezë për shkrirje 70 ose 80 %
150 ml. Pana vegjale për tu formuar të ftohur mirë
gjysëm filxhani kafe me liker me arom kafeje ose konjak
1 lugë e vogël ekstrakt vanilje
1 flet xhelatin peshku
3 lugë sheqer
1 lugë kakako pa sheqer
Ribes ose fruta pylli sipas dëshirës
Vendosni fletën e xhelatinës në ujë të ftohtë
Në një enë bashkoni panën lëngë me sheqerin dhe vendoseni në zjarr të nxehet po mos e lini të marr valë. Përzijeni që sheqeri të shkrihet. Shtrydhni fletën e xhelatinës tashmë të zbutur dhe shtojeni te pana. Përzijeni që të shkrihet dhe ajo plotësishtë dhe sapo pana të ketë arritur në nxehtësin optimale gati në pikën e zierjes, hiqeni dhe shtoni në të çokollatën e zezë të copëzuar. Përzijeni vazhdimishtë derisa të shkrihet kompletë.
Vendoseni enën në banjo-mari me ujë të ftohtë dhe akull dhe rriheni me përzierësin elektrik për disa minuta derisa masa të ftohet, të marri ajër dhe të bëhet kremoze.
Lëreni të ftohet, shtoni likerin dhe vaniljen. Jepini përsëri i një të përzier dhe trasferojeni në frigorifer të ftohet plotësishtë.
Panën vegjetale të cilën më parë e kemi lën të ftohet në frigorifer, formojeni mirë në shkumë.
Kur të gjithë përbërësit i kemi gati të ftohur kthehuni përsëri te kremi i parë me çokollatë. Rriheni përsëri me përzierësin elektrikë duke e trasformuar në një krem të butë dhe të fryrë.
Tani merrni pak nga pana vegjetale e formuar dhe shtojeni te kremi me çokollatë “ganache” duke e përzierë me delikates me një spatul kuzhine që mos i ulet volumi. Vazhdoni kështu pak nga pak derisa kremrat të jenë lidhur mirë me njëri tjetrin.
Ndajeni në kupa individuale dhe vendoseni në frigorifet te freslu të pushoje për rreth 6 orë ose gjithë natën, sa më shumë të rri aq më e mirë bëhet.
Në momentin e sevirjes spërkateni me kakako pluhur dhe dekorojeni me ribes.
Submit your review | |