Miss dhe Mister Turizmi 2014
Miss dhe Mister Turizmi 2014”,nje konkurs i veçantë bukurie,i triumfuar nga Mister:Serxho Gjyli dhe Miss:Artnesa Krasniqi.
Zhvillohet konkursi i bukurisë “Miss dhe Mister Turizmi 2014”. Një aktivitet shumë i rëndësishëm jo vetem për evidentimin e bukurisë së të rinjve të cilët aspirojnë për të qënë pjesë e botës së spektaklit dhe modes, por që evidenton vlerat tradicionale dhe kulturore të vendit tonë. Ky aktivitet në vetvete përbën unicitet për faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që gezon patentën për realizimin e këtij evenimenti.
Aktiviteti ka mbledhur pjesëmarrës nga e tërë Shqipëria, por edhe pjesëmarrës nga Kosova. Pra rëndësia e këtij aktiviteti qëndron edhe në vlerat përbashkuese që ai ka përveç evidentimit të traditave dhe unicitetit të vendit tonë. Përgjatë dy javëve konkurentët kanë qëndruar ne qytetin e Durrësit në mjediset e ‘Hotel Kavaleshencës’ dhe ‘Tropikal Resort’, aty ku u zhvillua dhe nata gala. Ndër aktivitet kryesore të kryer nga të rinjtë janë: Së pari përveç provave standarte në ecje dhe qëndrim, ato kanë praktikuar të gjith llojet e valleve të mrekullueshe te vendit tonë, dhe për orë të tëra kanë veshur veshjet tona unike popullore. Gjithashtu në ditë të caktuara ato kanë praktikuar të gatuajnë, gatimet tradicionale Shqiptare. Në këtë mënyrë tek të rinjtë zgjohet krenaria dhe dashuria për traditat dhe kulturën vendase. Gjithshtu duhet theksuar edhe vizita që ata bënë në shtëpinë e të moshuarve, e cila nxit të rinjtë për një përkujdesje më të madhe ndaj të moshuarve dhe njerëzve në nevojë. Në thelb ky është një akt shum i veçantë i cili kryhet në një konkurs bukurie. Kjo për faktin se me anë të këtyre aktiviteteve përçohet një mesazh tepër i madh, se Shqipëria ka shum vlera kulturore dhe tradicionale që jane në vetvete baza për një turizëm efiçent. Gjithashtu te rinjtë e karaktereve të ndryshme përballen me njëri tjetrin në një sfidë, por që duhet të mbizotërojë mirëkuptimi, sjellja e mirë dhe solidariteti. Këta të rinj marrin guximin të vijnë në të tilla oragnizime, duke lënë kafenetë, alkoolin dhe shumë vese, e duke u edukuar me nisma të tilla edukuese.
E tërë kjo punë lidhet kryesisht më një grua mjaft të zonjë dhe të nderuar, producentja e aktivitetit, Zonja: Myzejen Konduri. Ajo ka dhuruar tërë kontributin e saj që ky aktivitet të mos mbetet thjeshtë një konkurs bukurie. Pas një fitoreje finale, qëndrojnë konkurentë të denjë në sjellje dhe vlera, të guximshëm dhe simbol inovacioni, konkurent të duhur për shoqërinë dhe ekranin Shqiptar.
Pas një aktiviteti të tillë, nata finale u mbajt më: D. 30.07.2014, në mjediset e ‘Tropikal Resort’ në qytetin bregdetar të Durrësit. Në pjesën e parë të natës gala, u dhuruan mjaft çmime, ndër to: Miss dhe Mister: buzeqeshje, antik, sharm, inteligjenca etj… Tepër simbolik ishte çmimi “ Luga e argjendtë” e fituar nga vajza e cila kshte gatuar më mirë nga tërë grupi, çmim i cili përfaqësonte simbolikën e eventit. Ndërsa në pjesën e dytë u dhuruan tre çmime shumë speciale: Çmimi I trete:” Miss Sirena e detit dhe Mister Princi I kaltër”. Çmimi I dytë: “Miss dhe Mister plazhi”. E së fundmi çmimi final” Miss dhe Mister Turizmi”, Në të cilin u kurorëzuan Mister Turizmi: Serxho Gjyli, djali nga qyteti I Shijakut dhe Miss Turizmi: Artnesa Krasniqi, vajza bukuroshe nga Gjakova.
Duhet të ndjehemi krenarë që në vendin tonë akoma zhvillohen aktivitet të tilla me një mesazh kaq të lartë dhe një impakt imediat dhe kultural në realitet. Këto konkurse bukurie përveçse zgjedhin më të bukurit fizikisht për të përfaqësuar Shqipërinë, por përçojnë vlera shum të mëdha, njerëzore dhe emancipuese.
Artikulli u mundesua nga: ARSEJDA GJYLI