Mish keci i pjekur në furrë
Të pjekësh mish në furrë nuk është dhe aq e thjeshtë sa mendohet.Shpeshë here mishi del shumë i thatë ose i pa pjekur mirë nga brenda.Për një rezultate sa më të shkelqyer janë të rëndesishme dy gjëra,temperatura e pjekjes,dhe njomja e tijë herë pase here gjatë pjekjes.Mishi i kecit si dhe ai i qingjit per tu gatuarë sa më mirë ka nevoje për yndurën e tijë por dhe yndyrën që i shtohet për tu pjekur.
Mua personalishtë ka filluare të më pelqejë më shumë mishi i kecit sesa ai i qingjit,është më pak i dhjamosur dhe ka shijen pak më delikate se ai i qingjit.
PERBESRIT:
Mish keci
pak rigon
2 thelpinjë hurdher
2 gota verë të bardhe
1 gotë vaj ulliri
kripë
piper i zi
majdanozë
2 kokra limonë
PERGATITJA:
Pastroni mishin nga ndonjë dhjamë i tepërt ose lëkurë.Vendoseni të marinohet të pakten 2 orë para pjekjes me rigon,krip,piper të zi,hurdhërat e qëruara dhe disa degë majdanozi,vaj ulliri dhe verë.Përzijeni mirë që gjithë përbersit të bashkohen me njëri tjetrin,mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni ne frigoriferë.
Kaloi kjo kohë,hiqni degët e majdanozit,dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit,ruajeni lëngun mënjane,do ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 ore e pak,gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekurë.Nëse ka mare ngjyrën e kuqerremtë dhe është i shkrifet në përtypje atëherë eshte gati.
Shërbejeni me kontorno të ndryshme.Lakra Brukseli te Kavardisura Patate ne furre Perime Zgare Speca te Pjekur
Ju bëfë mirë 🙂