Miks peshku
Një mënyre tjetër për të sjellë dhe prezantuar peshkun e skuqurë.E solla sot të skuqur me miell orizi dhe të shoqëruar me Salsa me kiwi (kivi)
PERBERSIT:
sardele ose cironka
sepje
kallamare
miell orizi
krip
1 lt vaj kikiriku për skuqje
PERGATITJA:
Pastroni cironkat duke i hequr shirin e halave,lajini dhe lërini menjanë.Pastroni sepjet dhe kallamarët,hiqini tentakulat e tyre dhe pritini në unaza.Tentakulat nëse janë të medhaja pritini në mes.
Vendosni vajin të nxehet dhe kaloni një nga një të gjithë përbersit në miellin e orizit dhe skuqini derisa të marin një ngjyrë të artë.Mielli i orizit e ndihmon skuqjen të rri me e lehtë dhe krokante.Vendosini në një pjatë servirje me letër kuzhine poshtë ose letër kashte që tju thithet vaji i tepërt.Kriposini dhe shoqërojini me Salsa me kiwi (kivi).
Shërbejini menjëhere.
Ju bëfte mirë 🙂