Merluc me graten
Për këte pjatë munde te përdorni si filetot e merlucit të freskët por dhe ato te ngrira që gjënden në frigoriferët banak të supermarketeve.
PERBERSIT:
6 fileto merluci
100 gr galet (buke e tharë e shkërmoqur)
tuli i 2 fetave buke
disa domate të thata nën vaj
një dore kaperi
2 thelpinjë hurdhër
disa gjethe majdanoze
kripe dhe piper i zi
50 gr djathë kaçkavall i grirë
vaj ulliri sa mjaftonë.
PERGATITJA.
Pastroni filetot nga halat dhe renditini ne nje tepsi me leter furre poshtë.Ndërkohe përgatisni gratenën duke bashkuare në mikser te gjithe perbersit dhe i shtoni pak kripe dhe piper të zi.Grijini mirë derisa e gjithë masa të jete e shkriftosur.Shtojini disa lugë vaj ulliri dhe perzijini mirë.Me kete mase vendoseni sa mjaftone siper merlucit.Vendoseni te piqet në furrën e nxehur më pare në 200° për 15 minuta.Shërbejeni me njëherë.
Nëse për pergatitjen e kësaj pjate përdorni merlucin e ngrirë ,lereni te shkrijë koplet,lajeni dhe thithjani ujin me letrën e kuzhinës.
Ju befte mire 🙂