Mëngjes Valentini
Po mendohesha shumë këtë vitë se çfarë mund të oraginozoja unë për festën Valentinit bashkshortit tim. E meqë në shtepinë tonë vetëm gatuhet dhe hahet, mendja me shkoi që dhe unë kam pak nevojë për pushim gjithashtu jo vetëm ai. Dhe ja tek mu ndez drita në idet e mia e një mëngjesi në shtratë. Të nisësh ditën e Valentinit me një mengjes në shtrat të përgatitur për ju dhe të dashurin tuaj të zemrës mendoj se është diçka tepër pozitive të nisur mbarë atë ditë. Njësoj si një vitë më parë, po ju sygjeroj të dilni nga skema klishe e darkave romatike ku shkembehen dhurata gati të përsëritura.
Niseni ditën duke përgatitur një mëngjes plot dashuri, duke ndar disa çaste të bukura dhe të qeta në shoqërin e njëri tjetrit. E nëse e lexoni këtë postim bëni të mundur ta ndani në faqet tuaja të facebook-ut kështu nëse doni që bashkëshorti juaj ta bëj këtë gjë për ju. Jepini nje ide, ndihmojeni paksa, ndoshta do ndjeheni dhe ju më mirë.
Me poshtë po ju vë linkun përkatës të disa recetave të thjeshta për një mëngjes dashurie…