Mel me lëpjeta dhe domate të vogla
Një pjatë detoks, ato që shpesh ua këshillojë vajzave në planet dietike, një super ushqim me gjithë vlerat e mundëshme. Koha e lëpjetave të egra pranverore dhe antioksidantët e domateve e kthejnë këtë pjatë në elizir bukurie.
Goca mos harroni që po vjen plazhi, do bëhemi gati për summer body apo jo?!
2 filxhanë kafe Mel i shpëlarë mirë në ujë të ftohtë dhe më pas e lë të kullojë
4 filxhanë kafe ujë të nxehtë ose lëng vegjetal
1 thelpi hudhër
një dorë lëpjeta të egra mundësishtë
një dorë domate të vogla
2 lugë vaj ulliri
1 karrot
pakëz kripë dhe piper të zi
një tuf e vogël majdanoz
Kaurdisni hudhrën e grirë imët me vajin dhe shtoni në të dhe lëpjetat e prera hollë sëbashku me karrotën e prer në kubike. Më pas bashkoni dhe domatet e prera në gjysëm dhe kaurdisni sa të marin aromë dhe faqe. Bashkoni melin, kriposeni, piperoseni dhe shtoni dhe ujin e nxehtë.
Mbylleni me kapak dhe lëreni të zjehet si pilafi. Kur të ket shteruar ujin dhe të ket bërë vrima në sipërfaqe është gati.
Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër pasi është ftohur paksa.