Maskë skrub me qumësht gomarice dhe miell orizi

Qumshti i gomaricës është njohur për vetit e tij kundra rrudh. Mbretëreshat e lashtësis u lanin në vaska me qumësht të tillë. I njohur dhe për vetiti e tij në shëndetin tonë por sot sdo ju flas për to, do ju flas për përdorimin e tijë në kozmetik dhe atë në kushtet e shtëpis. Një maskë ushqyese me pak përbërës. Qumshtin në kohën e sotme e gjeni kollaj, në Shqipëri mendoj se e keni dhe më të mirë pasi e gjeni pa hile te fshatarët.
Përbërësit:
1 lugë miell orizi
2 lugë qumësht gomarice, në munges orizi, bajameje ose lope
Përgatitja:
Përzijeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë duke e fërkuar lehtë lëkurën. Lëreni të pushoje rreth 20 minuta, shpëlaheni me ujë të vakët, pastaj të ftohtë. Në fundë aplikoni një krem hidratues.