Maskë për flokë që ngatërrohen

Të shkëputemi pak nga gatimet se dua t’ju flasë per këtë maskë. Nuk e di nëse e keni hasur diku më parë por mu ndodhen këto gjëra në shtëpi dhe e përgatita, rezultoi goxha efikase. Të ushqen flokët, ti mban të buta dhe të shkrifta. Aplikojeni në gjithë gjatësin e flokut dhe rënjë, për ata që e kan flokun me shumë yndyrë vetëm gjatësin pasi kjo maskë është goxha ushqyese.
Përbërësit:
1 e verdhë veze
1 lugë vaj avokado
1 lugë vaj arre kokosi
1 lugë uthull
Përgatitja.
Përzijini të gjithë përbërësit me një minipimer dhe aplikojeni në flokë. Mbështilleni me një qese celofan dhe pastaj me peshqirë që të rrin të ngrohta. Mbajeni 30- minuta ose një orë dhe pastaj lajeni kokën si normalishtë. Për flokë të thatë bëjeni dhe 2 herë në javë.