Maskë për flokë pa shkëlqim
Nëse keni flokë të shuar e pa shkëlqim kjo mask bën për ju.
PËRBËRËSIT:
lëngu i 1 portokalli
1 banane
2 vezë
PËRGATITJA
Vendosni bananen në mikser dhe griheni derisa të behet pure shtoni vezët dhe lëngun e portokallit.Përzijeni përseri derisa të përftoni një masë kompakte. Lyeni të gjithë gjatësinë e flokëve dhe lëreni të veprojë për 30 minuta të mbeshtjella me një qese kuzhine dhe sipër një peshqire të ngrohtë. Lajeni kokën normalishtë.
Përdoreni këtë maskë 2 herë në muaj dhe do të shihni që flokët tuaj do të jenë të shëndetshëm plot shkëlqim.Më besoni 😉