Maskë për flok te demtuara nga piastra

Kjo është një maskë shumë efektive. Unë e përdorë gjithmon tani në dimër sepse përdor piastrën pak më shpesh. Nga lagështira flokët e shtrirë nuk më rrin si duhet. Është shumë e thjeshtë.
Përbërësit:
1 avokado e pjekur mirë
1 lugë vaj ulliri ose vaj bajamesh ose argani bio
1 lugë lëngë limoni
2 lugë kos
Përgatitja:
Kaloni të gjithë përbërësit në blender derisa të bëhet një krem. Vendoseni në flokët e lagura por jo të qullura fare dhe mbështilleni mirë me një qese kuzhine kokën. Sipër mbështilleni përsëri me një peshqirë të ngrohtë.
Ngrohtësia e peshqirit hap luspat e flokut dhe lejon maskën të veproj.
Mbajeni 30 minuta dhe lajini flokët si zakonishtë. Aplikojeni 1 herë në javë.