Maskë kundra akneve
Në web kjo maskë po bën bujë dhe sipas dëshmive thon që është super efikse.Unë e kam provuar dy here dhe kam pasur rezultat të shkëlqyr,lëkur të pastër dhe të shëndritshme por duke mos pasur një fytyr me akne nuk di tju them nëse aspirina siç thuhet i përthanë vërtet puçërat apo jo.Do jua këshilloja ta perdorni dhe për aknet e shpatullave dhe të kurrizit.
PËRBËRËSIT:
2 aspirinë
1 lugë mjaltë
pak ujë
PËRGATIJA:
Vendosni një aspirinë në një tas,shtoni disa pika uji dhe lëreni aspirinën derisa të shkrihet. Më pas shtoni mjaltin dhe përziejini së bashku. Këtë përbërje aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar lehtshëm me duar.Aspirina shërben si skrub ndërsa mjalti është një hidratues i mirë për lëkurën. Lëreni maskën të veprojë për rreth 10-15 minuta. Përdorni një garzë të njomur me ujë te ngrohtë për të hequr maskën nga fytyra.Pastaj shpërlaheni me ujë të ftohtë.Aplikojeni 1 herë në dy javë.