Maskë flokësh me këna neutrale
Kënaja neutrale e quajtur ndryshe “Cassia Obovata” nuk është kënaja ngjyruese. Nuk ka të bëj fare me të. Nuk ka agjent veprues dhe nuk oksidohet për ti dhënë flokur ngjyrë. Një pluhur magjik që ju jep flokëve ndriçim, i forcon dhe ndërton fijen nesë jan të sfibruar. Une e pata përdorur për herë të parë para disa vitesh dhe me thëne të drejtën nuk është se më pëlqeu shumë. Siduket ishte dhe faji i firmës së kënas e cila ishte Forsan, siç duket nuk ishte shumë cilësore dhe nuk tentova më me një tjetër firmë. Ju riktheva përseri pasi në mendje ma solli përsëri një mikesh e faqes “Hair Guru Albania” . Me rënien sezonale që po pëson floku im thash ta provoj mbase e qetëson këtë rënien të frikëshme.
Për përgatitjen e saj ka shumë mënyra. Thonë që sduhet përdorur vaji pasi nuk e lë kënan të veproj e plot në rigjenerim e flokut por unë nga ekperienca e frikëshme viteve më parë ku floku më rrinte si kashtë mbas kënas, i hodha një lugë vaj ulliri me rozmarin përzierjes.
Dmth 100 gr. këna neutrale e imja është e firmës Khadi i hedh ujë të ngrohte 30-60 ° sa të fillojë të bëhët një pastë e trashë, ky ujë mund të jet një çaj kamomili, ose dhe ujë i zjerë me rozmarinë dhe vajin e ullirit me rozmarin e përzieva dhe e vura në flokë të larë. Floku duhet të jet i larë në mënyrë që ta thithi mirë mos ket yndyrë dhe papasterti. E aplikova pjesë pjesë që nga rrënja deri në gjithë gjatësin. E mbështolla kokën me një qese kuzhine që të rri ngrohtë dhe sipër vura një peshqire. Mbahet në kokë nga 40 minuta deri në dy orë dhe nëse kujtoheni kalojini herë pas here sipër me tharsen që të ngrohet pasta e kënas. Duhet të rrije ngrohtë deri në momentin qv do ta lani se vetëm kështu i jep rezultatet e kënaqshme. Lahet si zakonisht me shampo mundësisht pa sulfat dhe pak balsam të përzierë me ujë
Ka një mijë mënyra për përgatitjen e saj, ta përzjeni me mjaltë, kos, pak lëngë limoni, ose thjeshte ujë ose çaj i nxehtë. Këshilla që ju jap është të eksperimentoni me disa lloje përzierjes për të gjetur atë që ju përshtatet me shumë me flokun tuaj.
Përgatitet një herë në dy javë.
Përgatitja ime e radhës tjeter do jetë:
Këna+ ujë i zjere me rozmarinë+ 2 lugë lëngë limoni.
Mos harroni që gjatë mbajtjes në kokë të masazhoni skalpin herë pas here, është më efikas dhe shumë qetësues.
Në Shqipëri mund ta porosisni te hairgurualbania për ta pasur dhe ju me një çmim shumë të mirë mund ta kontaktoni në këtë nr telefoni+355 6751 092 23 , në faqen e saj të instagramit në direct message ose në email hairgurualbania@gmail.com
Më tregoni nëse keni ndonjë tjetër sekret efikasë dhe ju me kënan.