Maskë flokësh me fenugrek
Është e 4 herë që e përgatis këtë maskë dhe dua të them që më pëlqen. Shërben si një balsam natyral për flokët,i rrit dhe i trash ato duke mbushur fibrat e hapura të tyre. Për mbushjen e fibrave akoma skam arritur në atë pike por duken mirë. Por gjithë këto të mira që luan ky pluhur afrikan do kishte dhe një të keqe, ka një erë të tmerrshme trëndeline sa gati të zë koka. Nuk ikën as me larjen. Personalisht e ndjejë shumë dhe smë pelqen dhe pse disa shoqe kur ma ndjen i pëlqeu shumë era e flokëve.
Të kthehemi te maska. Fenugrek–un mund ta gjesh në dyqanet që shesin produkte bimore ose te Neranxi. Gjëndet në formë pluhuri ose kokre, nëse e gjeni kokër mjafton ta bluani në mikser.
Atëher merrni dy lugë pluhur fenugrek dhe përzijeni me ujë të groht derisa të bëhet një mas e lëngshme. Përzijeni fortë që mos krijojë kokriza. Lëreni të pushojë. Kthehuni përsëri mbas 30-40 minutash dhe do shikoni që është kthyer në një puding dhe shtoini akoma pak ujë të ngrohtë, përzijeni përsëri. Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushoje 12 orë. Pas 12 orësh do shikoni që është trasformuar në xhel.
Në këtë pik lani flokët normale me shampo dhe aplikojeni maskën në gjithë gjatësin e flokut dhe rrënjë. Mbështilleni kokën me një qese kuzhine dhe peshqirë dhe mbajeni maskën rreth 2 orë në kokë ( sa më shumë aq më mirë). Pastaj shpëlani flokët me ujë të bollshëm për disa minuta dhe vendosini pak balsam të përzier me ujë për ti bërë edhe më të shkrifta e të lejoni shpërlarjen e tyre edhe më mirë.
Mos bëni gabim ti vendosni shampon më pas sepse gjithë puna ju shkonë dëm pasi shampoja hap përsëri luspat e flokut. Bëjeni në një ditë që jeni pushim e sdo dilni nëse flokët ju duken si të palara.
Një tjetër gjë që kam vën re që sa më shumë ta zgjasni këtë komposto me ujë e sa më shumë ta lini rreth 3 ditë përshëmbull i largohet më shumë era, ndaj shikojeni vet si opsion.
Nëse e keni provuar më shkruani si ju eshtë dukur si maskë.
Photo from googel