Mashurka me salcë
Po mundohem të postoj sa më shumë pjata të verës për të filluar me ato të vjeshtës,kështu shpresoj mos mërziteni me frekuencën kaq të shpesh të postimeve.Sidomos ju që jeni te abonuar me email.
50o gr mashurka të njoma jeshile
3-4 domate
2 thelpinjë hurdhëra
disa gjethe majdanozë
pak vaj ulliri
kripë
piper të zi
1 spec djegës i thatë
Grini hurdhërat dhe majdanozin dhe sëbashku me specin djegës të plote vendosni të kavardisen me pak vaj ulliri.Pastaj shtoni domate e qëruara nga lëkura dhe shtypini ato me pirun.Lërini të gatuhen në zjarrë të avashet.Ndërkohe pastroni mashurkat dhe shtojini dhe këto te salca sëbashku me një gote ujë.Kriposeni dhe shtoni piper të zi të bluar në moment.Lërini mbi zjarrë për rreth 20 minuta ose derisa shikoni që salsa është përtharë.Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejini si garniturë me pjatat e mishit.
Ju bëftë mirë 🙂