Mangostina – Mangostano
Mangostina ose sic njihet Mangostano është cilësuar si mbretëresha e frutave dhe ka veti shumë të çmuara për shëndetin. Ajo ka madhësinë e një portokalli, me lëkurë në ngjyrë vjollcë të fortë.
Shija e saj është shumë unike dhe nuk ngjason me asnjë frut tjetër. Ajo është cilësuar shpesh si “Mbretëresha e Frutave ” ose “Ushqimi i Zotave ” në disa ishuj të Karaibeve. Megjithëse është e vështirë ta përshkruash shijen e saj shumë njerëz e krahasojnë atë me kombinimin e shijes së luleshtrydhes me portokallin.
Kinezët janë njohur për përdorimin e mangostinës në mjekësinë e tyre prej qindra vjetësh. Origjina e saj është nga Azia juglindore.
Mangostinën sot e gjejmë në Tajlandë, Filipine, Xhamajkë, Kubë etj.
Lëkura e mangostinës mund të hiqet me dorë, pa përdorur thikën.
Në Kinë, ky frut përdoret për trajtimin dhe kurimin e dizanterisë, ekzemës, por jo vetëm kaq…..
Besohet se mangostina është e pasur në shumë vlera ushqyese, ka një nivel të lartë fenolesh. Ajo është edhe fruti që përmban përqindjen më të lartë të një lloj anti-oksidanti të quajtur xanthone. U mbollë për herë të parë në ishullin Ceylon.
Për më tepër, mangostina përmban shumë kalcium, hekur dhe vitaminë B1.
Studimet e kryera mbi mangostinën
Mangostina është përdorur në shumë studime kundër kancerit. Një nga studimet tregon se si mangostina mund të reduktojë bindshëm rritjen e tumorit. Një tjetër studim tregoi mbi potencialin e saj për të parandaluar kancerin e prostatës.
Rritja e qelizave të kancerit të lëkurës frenohet me anë të përdorimit të ekstraktit të mangostinës, duke dëshmuar se ky frut çudibërës mund të ketë një rol shumë madhor për luftën kundër kancerit.
Info: Material i përkthyer nga wikipedia.