Makarona Tagliatelle(taljatele) me krem bathësh dhe karkaleca

Pranvera sjell me vete gjelbërimin dhe bashkë me gjelberimin produkte të stines që jan harruar disi në përditshmërin ton por që jan me shumë shije.Bathët kan kohën e tyre tani dhe para se te iki koha shfrytëzohini në maksimum.Sot po sjell për ju makarona me krem bathësh dhe karkaleca.Një pjate tepër e freskët dhe plote arome fal kremit të bathëve të ber me mendër.Puna për te qëruar bathët është pak e gjatë dhe bezdishme por ja vlen mundin,më besoni.
PERBERSIT:PER 4 PERSONA
280 gr makarona taljatele(raporti i makarona për përsone është 70 gr )
rreth 700 gr bathë
rreth 20 karkaleca
disa gjethe mëndre
vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë dhe piper i zi
1 thelpi hurdhër
PERGATITJA:
Pastroni barthët nga lëvorja e jashtme.Hiqni fijen e kokrrës dhe membranën që vesh çdo kokërr.Vendosini në një mikser me rreth 3-4 lugë vaj ulliri pak kripë dhe piper të zi dhe disa gjethe mëndre.Ruani disa kokrra mënjane për dekorin e pjatës.Grijini derisa të përfitoni një krem homogjenë,nëse kremi ju rezulton shumë i trashë,shtoini pak ujë.Vendoseni në frigorifer ndërkohë që përgatishin përbersit e tjerë.Pastroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë dhe vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri dhe me hurdhrën pa e qëruar nga këmisha e saj.Kur të jen gati hiqini dhe ruajini mënjanë.
Vendosni ujin e makaronave të ziej,shtoini një dorë kripë të trashë dhe kur të marri val shtoni në të makaronat.Hiqini dy minuta para se koha e zjerjes optimale te tyre.Te tigani ku skuqët karkalecat shtoni kremin e bathëve dhe makaronat,plus dy garuzhe ujë nga zjerja e makaronave.Përzijini mire derisa kremi dhe makaronat të lidhen me njëra tjetrën.
Shërbejini të ngrohta me karkalecat sipër dhe dekoroni pjaten me bathët e lëna mëjanë.
Ju bëfte mirë 🙂