Makarona Tagliatelle (taljatele)me tartuf të zi dhe karkaleca
Këtu ku jetoj në dyqanet “Fine Food” që shesin produkte të rafinuara gjenë gjëra nga më të çudiçmet dhe shumë të shijshme natyrishtë.Aty mora dhe këto makarona të bëra në mënyrë artizanale me tartuf të zi.Ju do thoni po në Shqiperi ku ti gjejmë ne këto?Mund ti bëni dhe vetë duke zënë brumin e makaronave dhe ti shtoni tartuf të grirë imët.Po duke qënë se unë në shtëpi nuk mundem ti thaj prej Kitty-t shpesh herë i bjel. Besoj se dhe në supermarketet e furnizuara mirë do keni jo të frekëta por të thata.Por gjithsesi siç ju thash dhe me sipër mjafton të gjeni tartufin dhe për tu bërë janë kollajë.
200 gr makarona taljatele të freskëta me tartuf
10 -15 karkaleca
1 lugë gjalpë i tretur
1 thelpi hurdhër
Pastroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë.Vendoseni gjalpin të shkrijë dhe shtoni në të hurdhrën e shtypur me dore të paqëruar.Në këmishë thuhet zakonisht.Lëreni sa gjalpi të aromantizohet dhe shtoni në të karkalecat.Kaurdisini sëbashku disa minuta.Hiqni hurdhrën kulloni makaronat dhe shtoini te karkalecat sëbashku me pak ujë nga zjerja e tyre.Përzijini derisa përberesit të lidhen dhe shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂